Cfare po ndodh ne bote? Rikthehet karantina ne kete vend, pritet qe edhe..

466
0

Shteti hebre i ka dhënë dritën jeshile një izolimi të ri prej të paktën 3 javësh, duke filluar nga dita e premte, 18 shtator. Vendimi u mor pas rritjes së ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.

Megjithatë, masat izoluese këtë herë nuk do të jenë aq ekstreme sa në rastin e parë, duke lënë disa hapësira për aktivitete ekonomike, ndërsa shkollat do të mbyllen.

Vendimi i rëndësishëm u mor pas një beteje të ashpër brenda qeverisë, e cila nisi me dorëheqjen e ministrit Yacoov Litzman, i cili ishte kundër masave të reja dhe njoftoi gjithashtu se partia ku ai bën pjesë mund të largohet nga koalicioni, duke rrezikuar rrëzimin e qeverisë.

Me këtë vendim, Izraeli bëhet vendi i parë që rivendos karantinën, edhe pse jo të plotë. Ditët e fundit, rastet e reja në Izrael kaluan edhe nivelin e 4 mijë në 24 orë. Drejtuesit e shëndetësisë kishin ngritur alarmin se me shifrat aktuale sistemi shëndetësor mund të përfundonte në kolaps.