Na befasoi te gjitheve, Rudina Magjistari e paska origjinën nga ky qytet i Shqiperise!

2150
0

Programi i Rudina Magjistarit është mjaft i larmishëm, me të ftuar nga cdo qytet i Shqipërisë, por me sa duket dikujt i ka rënë në sy entuziasmi i vecantë i Rudina Magjistarit kur në studio ulet një korcar. Vetëm tani ne arritëm të kuptojmë plotësisht përse ndodh kjo.

I ftuari i radhës I Rudinës ishte Devis Xherahu, i cili promovoi këngën e tij të re.

Por për moderatoren dhe publikun kishte përgatitur dicka speciale: një kolazh me serenata korcare. Por ndërsa ishte duke biseduar me Rudinën, Devisi i tha se e kishte hasur dhe në qytetin e tij të lindjes, e ajo ia ktheu:

“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?” , ndërsa dërgoi një përshendetje të vecantë nga ekrani për të gjithë korçarët!