Ne Itali ka nisur testimi per vaksinën anti Covid-19 te njerëzit. Provat e para te vaksinës te njerëzit kanë filluar në Spitalin e Veronas dhe është testuar tashmë te gjashtë vullnetarët e parë, raporton Tgcom24
Mosha e vullnetarëve varion nga 18 deri në 54-vjeç. Tri dozat e para të vaksinave të Grad-Cov2 u testuan te vullnetarët e parë diten e mërkurë në Romë në spitalin “Spallanzani”.
Prova e fundit është kryer nga Qendra Klinike e Kërkimit e Spitalit “Borgo Roma” në qytetin e Verones, si pjesë e bashkëpunimit të nisur nga Universiteti i Verona me Spitalin “Spallanzani”.
Vaksina është “krijuar dhe prodhuar nga kompania italiane e bioteknologjisë ReiThera e Castel Romano. Ajo ka kaluar testet paraklinike të kryera si “in vitro” ashtu edhe “in vivo” në modelet e kafshëve, duke dhënë efekte pozitive.
Për këtë arsye u miratua faza e pare e eksperimentimit tek njerëzit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, Agjencia Italiane e Barnave dhe Komiteti Kombëtar i Etikës për urgjencën Covid-19.
Nëse çdo gjë shkon siç duhet, deri në vitin 2021, mund të prodhohen miliona doza.