Gruaja me çantën firmato 20 mijë dollarëshe ndalohet në doganë, arsyeja-çmenduri!

647
0

Një grua është ndaluar nga autoritetet kufitare për shkak se mbante një çante të firmës Yves Saint Laurent me vlerë mbi 19 mijë dollarë. Çanta me çmim marramendës e prodhuar nga lëkura e krokodilit u shkatërrua nga zyrtarët e doganave në Australi. Ajo nuk kishte një leje të posaçme për çantën, të cilën e kishte blerë online nga një butik në Francë.

Produktet e përbëra nga lëkura e krokodilit lejohen në vend, por hyrja e tyre kontrollohet sipas Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës dhe Faunës (CITES), për t’u siguruar që ato nuk janë të lidhura me tregtinë e paligjshme të botës së egër. Në mënyrë që të kalonte çamtën lehtësisht në doganë ajo duhej të kishte siguruar një licencë nga CITES për Australinë.