Ish-presidenti Bujar Nishani humb njeriun e shtrenjtë: Po qaj si një fëmijë..

718
0

Ish-presidenti Bujar Nishani diten e sotme ka humbur nënën e tij.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vet ai në Facebook ne nje dedikim prekës.

Nishani shkruan se ndonëse tani është baba, për vdekjen e nënës ka qarë si fëmijë, duke treguar kështu dhimbjen e madhe që po përjeton.

“Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”, shkruan Nishani.

Të shumtë janë miqtë dhe ndjekësit që i shprehin ngushëllime dhe e inkurajojnë që të gjejë forcë pas kësaj humbje të madhe.