Kur mungojne edhe me pak se dy jave nga nisja e vitit të ri shkollor, mjeku i njohur infkesionist Pëllumb Pipero ka treguar se shkollat nuk duhet të neglizhojnë udhëzimet e ekspertëve, ndërsa ai vetë nuk e mbështet vendosjen e maskës nga fëmijët e ciklit të ulët.
“Ky vi.rus nuk përjashton asnjë. Të gjithë mund t’i infektojë. Fati i mirë është që moshat e reja nuk sëmurën, por ata e transmetojnë, por deri në moshën 12-13 vjeç është e dokumentuar që nuk e transmetojnë, ose e përhapin shumë pak. Mbështes opinion e specialistëve dhe kolegëve në botë që maska deri në moshën 12 vjeç nuk rekomandohet. Stafi dhe prindërit duhet doemos të respektojnë protokollet e komitetit të ekspertëve”, tha për A2 mjeku Pipero.
Mjeku tregon se si duhet ta përdorin fëmijët maskën në shkolla. “Është shumë e rëndësishme që maska të mbulojë hundën, gojën dhe deri poshtë mjekrës. Do t’i këshilloja prindërit, mësuesit dhe nxënësit, të edukojnë njëri-tjetrin që mos e bëjnë zakon ta ulin maskën, se sa herë e ulin, aq herë bëhet e papërdorshme. Ta mbajnë deri sa të mbarojë mësimi”.