‘Dje dola pozitive, sot negative’, infermierja njerr ‘sekretin’: Ja si ta kaloni koronavirusin për 24 orë

1474
0

Nje Infermiere e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shqipe Kadriu, ka bërë një postim në Facebook, ku tregon se si mund të kaloni covid-19 për 24 orë.

Ajo tha se brenda dy ditëve bëri dy teste, dhe mori dy përgjigje të ndryshme, një pozitive dhe një negative.

Kadriu shprehet se kur bëri testin e parë nuk tregoi se ku punonte dhe doli pozitiv. Të nesërmen pasi u rikthye në punë, bëri sërish testin dhe doli negative.

“Receta për me kalu covidin per 24 ore: e bëra testin pardje; nuk e shkruva ku punoj, dola pozitiv; me thirrën në punë dhe ma banë edhe një dhe shkruan ku punoj. Sot në mëngjes isha negativ; Zotin e kam dëshmitarë që andej nuk di a mu gëzu sepse emocionet më janë pështjellu…tash s’po di a jam + a – ose ne mes diku…Zoti e boftë hajr…”, ka shkruar ajo.