Modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit ku është përfolur për një lidhje romantike me një djalë nga Kosova e më pas u tha se ishte e lidhur me Capital T.
Lajmet e shumta për jetën e saj kanë bërë që Adrola të reagojë ashpër, duke sqaruar një herë e mirë statusin e saj në një postim në Instastory.
“Asnjëherë nuk kam reaguar mbi shkrimet e ndryshme që bëhen nëpër portale pasi të gjithë e dimë si janë, por meqë po përsëritet shpesh e njëjta histori detyrohem për ta sqaruar njëherë e përgjithmonë:
Do të flas sot për herë të parë dhe të fundit meqenëse prej muajsh, mediat po e bëjnë tërkuzë për interesa të s’di se kujt.
Që prej ditës që u zhvendosa për të jetuar në SHBA, nuk e kam menduar kurrë ta lë Amerikën për ndonjë arsye…Shqipëria është vendi im dhe vij çdo vit, disa herë në vit, sepse atje kam njerëz që i dua shumë. Ditëlindjen e kam festuar vetëm me miqtë e mi të ngushtë… Të gjitha çfarë lexoni vërdallë janë pjellë e fantazisë së të tjerë njerëzve, shumë larg realitetit tim. Shëndet e të mira! Adrola”, shkruan modelja.