BE sanksione kundër Turqisë

465
0

Ministria e Mbrojtjes turke ka publikuar këtë video, e cila sipas saj tregon, se avioni luftarak turk po ndiqte një F-16 Grek, i cili i afrohet zonës ku anija turke po kryente aktivitetin e kërkimit të gazit. Video, sipas Turqisë, rrëzon pretendimet e palës greke se kanë qenë avionët turq që provokuan ato greke.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve aktualisht janë në pikën me kritike, teksa akuzat dhe kundërakuzat janë bërë të zakonshme mes dy aleatëve të NATO-s.

Bashkimi Evropian po përgatit sanksione kundër Turqisë, të cilat me gjasë do të diskutohen në samitin e radhës së unionit më 24 Shtator. Masat mund të përfshijnë individë, anije ose përdorimin e porteve evropiane.

Vendimi vjen në përgjigje të mosmarrëveshjes mes Athinës dhe Ankarasë në lidhje me ujerat e diskutueshme të Mesdheut Lindor. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, shprehu vendosmërinë në mbrojtjen e interesave të Bashkimit Europian.

“Ne jemi të qartë dhe të vendosur në mbrojtjen e interesave të Bashkimit Evropian në solidaritet me Greqinë dhe Qipron. Turqia duhet të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe është një element themelor për të lejuar përparimin e dialogut.”

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për kërkimin e gazit në ujërat e diskutueshme të Mesdheut lindor këtë muaj, një hap që Athina e quajti të paligjshëm.

Ministria turke e Mbrojtjes publikoi këtë video, e cila sipas saj tregon, se avioni luftarak turk po ndiqte një F-16 Grek, i cili i afrohet zonës ku anija turke po kryente aktivitetin e kërkimit të gazit. Video, sipas Turqisë, rrëzon pretendimet e palës greke se kanë qenë avionët turq që provokuan ato greke.

Tv Klan