Shkolla fillom më 14 shtator/ Ministrja sqaron si do të vijojë mësimdhënia nga shtepia …

1207
0

Ministrja Shahini ka ndarë edhe nje here me ndjekësit e saj në rrjetin social “facebook” një video ku sqaron se si do të vijojë mësimdhënia në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet sërish në kushte shtëpie.

Në videon e shperndare nga Shahini duken mësues të cilët po xhirojnë orë mësimore.

“Puna e mësuesve tanë të përkushtuar për xhirimin e orëve mësimore për RTSH Shkolla po vazhdon”, shprehet Shahini teksa nënvizon gjithashtu se “orët mësimore që do të zhvillohen në shkollë, paralelisht do të zhvillohen edhe në RTSH Shkolla në rast se një pjesë e mësimit do të duhet të zhvillohet në kushte shtëpie”.

Mësimi në shkolla pritet të fillojë më 14 shtator nën kushtet e reja të përcaktuara, për të parandaluar kthimin e tyre në vatra infeksioni të koronavirusit.