Gjobat e vendosura gjatë kohes së karantinës “janë të paligjshme”. Ky vendim i marrë nga një gjykatë në Frosinone pritet të hapë debat të madh në lidhje me këto sanksione.
Gjykatësi Emilio Manganiello vendosi të anulojë gjobat e vendosura ndaj dy qytetarëve duke arsyetuar se gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për shkak të fatkeqësive natyrore apo aksioneve të lidhura me veprimtarinë e njeriut, siç e parashikon kodi i Mbrojtjes Civile.
Sipas tij këto dy raste nuk kanë lidhje me pandeminë botërore apo me një emergjencë sanitare.
Çështja në fjalë lidhej me gjobat e vendosura ndaj një personi dhe vajzës së tij të cilët u sanksionuan pasi u gjetën jashtë shtëpisë ndërsa blinin ujë gjatë kohës së karantinës. Gjykatësi vendosi të anulojë gjobat prej 400 euro të vendosura ndaj të dyve.