“Ka njerëz që kanë turp nga infektimi, mjekja ngre alarmin: Ka shumë persona që nuk ..

357
0

Mjekja Silvana Bala, ka trajtuar një problematikë që është shfaqur me qytetarët në vend, të cilët kanë turp të pranojnë se janë infektuar. Për rrjedhojë, ata qëndrojnë në shtëpi duke menduar se do kalojë fare lehtë.

Kjo ia vështirëson edhe më tepër shëndetin, duke e bërë të papërfillshme punën e mjekut në fund. Silvana Bala ka folur për gjendjen e pacientëve brenda spitalit COVID-2.

Ajo tha se shumica e të rinjve vijnë në spital në gjendje më të rëndë, për shkak se zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se ka nga ata që kanë turp të pranojnë se janë të prekur. Në këtë spital aktualisht po trajtohen rreth 10 pacientë, që variojnë nga moshat 25-40 vjeç.

“Puna është shumë e madhe. Pothuajse 2/3 e spitalit është e mbushur me pacientë. Ka fluks pune. Ka forma të rënda në mosha të mëdha, por edhe në mosha të reja që kanë qëndruar dhe kanë menduar se është një virozë që do të kalojë në shtëpi.

Ata që kanë problemet, duhet t’i drejtohen mjekut që të fillojnë mjekimin menjëherë dhe ta kalojë sëmundjen me lehtë. Janë veprimet që i kryejnë individët vetë.

Ka shumë persona që nuk e vlerësojnë, apo i vjen rëndë të thonë që më ka zënë COVID-19. Nuk është turp. Problemi është që mund t’i zërë të gjithë nëse do të tregohen të kujdesshëm.

Do jap një apel, është një sëmundje që po nuk u vlerësua, është shumë e rëndë. Po u ruajte, po mbajte maskë, je më i mbrojtur.

Përdorni maskat, mbrojeni veten dhe të tjerët. Unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje te prindërit tanë.

Nuk ka shumë të rinj, rreth 10 të rinj nga moshat 25-40 vjeç. Pas kësaj moshe rritet numri. Ka mosha të kaluara që luftojnë me jetë”, u shpreh ajo.