Humbi në det për mbi 60 minuta, 10-vjeçari mbijeton falë ketyre këshillave që kishte parë në TV

950
0

Një ekuip shpëtimi ndërmorën një aksion për të nxjerrë nga uji një djale 10-vjeçar i cili mbijetoi për më shumë se një orë në det, duke përdorur këshillat që kishte parë në një dokumentar të BBC.

Djali u raportua i zhdukur në det në Scarborough, North Yorkshire, të premten e kaluar. Ekuipazhi i shpëtimit e gjeti atë duke notuar në shpinë, me krahët dhe këmbët të hapura, duke bërtitur për ndihmë.

Veprimet e tij janë ato që RNLI u rekomandon secilit që mund ta gjejë veten në vështirësi në ujë. RNLI ( Instituti Kombëtar i Shpëtimit) tha që djali u gjet pranë Vincent Pier, pasi u përfshi nga baticat dhe era përgjatë gjirit. Përveç frikës që shkaktoi te familjarët, ai është përgëzuar nga të gjithë për mbijetesën e tij të mrekullueshme dhe ruajtjen e qetësisë në ato rrethana të vështira.