Vetëvaret biznesmeni shqiptar ne Itali, ja arsyet që e çuan drejt flijimit

735
0

Një biznesmen shqiptar i cili jetonte në Treviso, është vetëvarur për shkak të vështirësive ekonomike. Viktima është Marvin Proshka, 31 vjeçar, i cili kishte shkuar në Itali që kur ishte fëmijë.

Ai u gjet i pajetë në kapanonin e tij në Conegliano, i vetëvarur. Sipas hetuesve nuk ka asnjë dyshim, shqiptari i dha fund jetës për shkak të pamundësisë për të dalë nga një sërë vështirësish ekonomike që e shtynë atë drejt gjestit ekstrem.

“Ai vendosi t’i japë fund jetës në kapanonin ku kishte provuar të bënte realitet ëndrrën e tij më të madhe, atë të hapjes së një kompanie të specializuar në panaire ndërkombëtare”, shkruajne mediat italiane.

Marvin Proshka ishte pronar i shoqërisë “Promek Service”, e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh.

Shqiptari ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Të afërmit dhe miqtë e Marvin kanë shprehur dhimbjen e tyre në mediat sociale: Mendu Proshka, vellai i tij ka njoftuar ngjarjen tragjike ne nje postim prekes ne FB.