Sipas mediave italiane ai u kthye në Itali pasi vizitoi vendlindjen, dhe jo vetëm që nuk respektoi periudhën e karantines, por gjithashtu beri nje feste. Tre ditë më vonë ai tregoi simptoma të një infeksioni koronavirus: ndërkohë ai kishte infektuar të paktën 8 persona.
Një burrë me origjinë kosovare është ‘pacienti zero’ i një shpërthimi të ri në Trentino që po angazhon autoritetet shëndetësore në këto orë. Tani është duke u zhvilluar një hetim epidemiologjik për të identifikuar të gjitha ngjitjet e mundshme midis miqve dhe pacientëve të kosovarit.
Sipas asaj që është mesuar, të infektuarit kishin marrë pjesë në ahengun që burri kishte bere në Predazzo më 21 qershor, duke ftuar mbi njëzet vetë nga komuniteti lokal kosovar. Burri më vonë u ndje i sëmurë në 24 qershor dhe u dërgua në spital.
“Kjo – shpjegon Antonio Ferro nga kompania e shërbimeve shëndetësore – është një shembull klasik se sa e rëndësishme është të kryhet izolimi 14-ditësh për subjektet që vijnë nga jashtë”.
“Bërja e tamponit menjëherë në këtë rast nuk do të kishte qenë përfundimtare, sepse ai ishte mirë kur e mbajti festën. Sëmundja u shfaq pas tre ditësh. Për momentin ka pak raste dhe ne mund t’i ndjekim ato, por nëse ata do të bëheshin qindra do të bëhej e vështirë të frenohej.”