Ditën e neserme që në orën 5 të mëngjesit do të nisë transporti publik në Tiranë, pas 4 muajsh. Report Tv ka mësuar se abonetë e muajit mars, ndonëse nuk u përdorën si pasojë e bllokimit nga pandemia, do të digjen. Ndërsa në muajin korrik qytetarët do të lëvizin me biletë pasi nuk do të ketë abone.
Shpërndarja e aboneve do të nisë më muajin gusht, sipas burimeve të Report Tv. Qytetarët duhet me patjetër të mbajnë maskë, përndryshe do të gjobiten. “Gjoba vijon nga 100 mijë lekë të reja e lartë”, ka treguar drejtuesi i një linje autobusi.
Kondicioneri është i ndaluar të ndizet në autobus, ndërsa ajrimi duhet të jetë i vazhdueshëm përmes dritareve.