67 raste të reja me koronavirus në vend, 34 vetëm në këtë qytet

761
0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 376 të dyshuar me Koronavirus, prej nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 67 raste të reja, me një ulje nga dita e djeshme (90 raste).

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga dy raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnjë dhe Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruave që nga fillimi i pandemisë. Vijon të ketë shtrime të reja te Infektivi, ku aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre në terapi intensive dhe 1 i intubuar.