3 muaj pas shërimit, ish-banori i BB infektohet serish me Koronavirus, ja cfare thote ai

445
0

Me date 26 Mars të këtij viti, ish banori i Big Brother, Petrit Bylykbashi njoftoi se ishte infektuar nga Koronavirusi. Pak javë më pas, ai rezultoi negativ në testin e bërë duke u konsideruar i shëruar.

Fatkeqësisht, virusi i është rikthyer dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë Petriti. Ish banori shkruan se ka pasur kontakt me njerëz të infektuar, me mendimin se nuk mund të infektohej sërish. Ai tregon se tani Koronavirusi është shumë më agresiv.

“Ky virus i cuditshem!
Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri. Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste. Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.
Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka”, ka njoftuar Petriti.