Greqia ka bere njoftimin se do të hapë çeljen e sezonit turistik nga data 1 korrik dhe ka bërë me dije se me cilat vende do të hapë kufijtë.
Pjesë e listës është edhe Shqipëria. Zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit shpalli çeljen e sezonit turistik me sloganin “Enjoy your stay, Stay safe”.
Përpos kësaj ai bëri me dije edhe rregulloren e re: çdo udhëtar do plotësojë deklaratën përkatëse në pikën e hyrjes në Greqi, me itinerarin e planifikuar në vend dhe kontaktet.
Nga udhëtimet ajrore drejt Greqisë përjashtohen këto 9 vende: Maqedonia Veriore, Britania e Madhe, Suedia, SHBA, Rusia, Katar, Emiratet e Bashkuara të Arabisë, Arabia Saudite, Izrael. Ndërsa do të hapen kufijtë me 38 vende europiane, sipas të dhënave të tanishme edhe me Shqipërinë.