Kryetari i shoqatës së transportit publik, Rexhin Qoshja i ftuar në ABC News, ka deklaruar se pa u plotësuar kërkesat e tyre, nuk do te fillojnë nga puna.
Ne jemi ende në pamundësi për të nisur transportin. Ende nuk kemi një urdhër tjetër për të rifilluar. Transporti publik nuk është një domosdoshmëri si në vendet e tjera, por futet te qarkullimet e luksit. Jemi para faktit që transporti publik duhet të lëvizë më pak. Ne kemi kërkuar heqjen e akcizës.
Jemi të paaftë për të dhënë një përgjigje korrekte se kur mund të fillojmë. Pa u plotësuar pikat tona është e pamundur të rifillojmë levizjen.
Ne mezi presim të rifillojmë. Përveç punonjësve që janë pa punë ne do të përballemi edhe me problematika teknike, por janë operatorët që kanë detyrime në taksa, karshi bankave.
Ne nuk jemi shumë komodë të bëjmë protesta, duam të rifillojmë punën. Vendimarrësit të lëvizin më shpejtë, u shpreh ai.