Nga sot rihapet transporti detar per qytetarët rezident, ata që kanë vizë pune dhe për arsye shëndetësore! Te tjeret nga 1 korriku

656
0

Dita e sotme, 22 qershor 2020 shënon hapjen e të gjitha linjave të transportit ndërkombëtarë të pasagjerëve, por vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.

E njëjtat mundësi lëvizje nga 22 qershori vlen edhe për qytetarët rezidentë në Shqipëri dhe shtetasit italianë që kanë një vizë pune në vendin tonë. Pra hapja e transportit detar është e kufizuar dhe jo për të gjithë, që do të thotë se turistët dhe qytetarët e thjeshtë që udhëtojnë me qëndrime 3 mujore në Itali dhe vende të tjera nuk do të mund të lëvizin dot më herët se 1 korriku 2020. Kjo për vetë faktin se zona Schengen është e mbyllur deri më 1 korrik dhe hapja e kufijve të BE do të bëhet pas kësaj date.

Sigurisht që kjo hapje e re e transportit detar të pasagjerëve ka sjellë lehtësime në kufizime, pasi më herët duhej një autorizimin nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën Italiane për të pranuar arsyetimin e lëvizjes drejt Italisë dhe sot nuk duhet më një autorizim i tillë.

E njëjta gjë vlen edhe për Portin e Sarandës që lidh shqiptarët me Greqinë, që duhet të jesh punonjës në atë shtet apo rezident që të mund të udhëtosh si pasagjerë nga 22 qershori. Në çdo rast tjetër do të duhet që të presim 1 korrikun për të kuptuar nëse do të ketë një hapje të plotë të transportit detar të pasagjerëve.

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi më herët se informimi për kufizimet e mundshme të udhëtimit në vende të tjera do të jetë përgjegjësi e shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe të informojnë pasagjerët.

“Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, thuhet në njoftim.