Gjatë 24 orëve të fundit ne vendin tone janë shënuar 71 raste të reja me Covid, duke pësuar një rritje të ndjeshme pasi dje u raportuan 53 të infektuar.
Shpërndarja gjeografike e të 71 të infektuarve të 24 orëve të fundit është; 31 në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 Fier, 5 në Krujë dhe Vlorë, 4 Pogradec, 3 Durrës, 2 në Kamzë, 1 në Mirditë, Lezhë dhe Kukës.
Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik; Në 24 orët e fundit një humbje jete është shënuar në spitalin infektiv. “Një 62-vjeçar nga Tirana i shtruar në gjendje të rëndë, i intubuar, nuk arriti dot të mbijetojë me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor të spitalit infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.