Pandemia e koronavirusit ka ende shume te panjohura, megjithate sa i përket infektimit nga ky virus, mjeku Pellumb Pipero sqaroi se personat që qëndrojnë më gjatë në një ambient me njerez te infektuar , semuren më rëndë ndaj edhe përdorimi i maskës në ambiente publike është i domosdoshëm.
Ky virus, ndryshe nga të tjerët, varet nga rendesa qe shkakton si semundje, nga koha e ekspozimit ndaj virusit. Sa më shumë të ekspozohesh në një ambient të infektuar aq më rëndë sëmuresh.
Koha e ekspozimit ndaj virusit është shumë e rëndësishme, mosha është shumë e rëndësishme, të sëmurët kronikë janë shumë të rëndësishëm. Mund t’ju them që kjo pandemi na ka dhënë mësime që do të mbeten në histori, tha mjeku.