Po planifikoni fluturimin jashte shtetit? Ja ç’duhet të keni parasysh në aeroportin e Rinasit

627
0

Për të gjithë ata persona që po presin me padurim të udhetojne me avion jashtë vendit, Tirana International Airport (TIA) ka bërë publik protokollin e sigurisë së higjienës në udhëtime për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Të gjithë personat që paraqesin simptomat temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, humbje të shijes dhe nuhatjes nuk duhet të shkojnë në aeroport,” thuhet në protokoll.

Gjithashtu udhëtarëve u kërkohet që të plotësojnë deklaratën e shëndetit, përpara se të bëjnë check-inin dhe duhet të jenë të pajisur me maska të mjaftueshme mjekësore për gjatë gjithë udhëtimit.