Qeveria greke nga dita e djeshme ka vendosur të heq kushtin e karantinimit për shtetasit shqiptarë që hyjnë në vendin fqinjë.
Vendimi vjen një ditë pasi Greqia shtyu hyrjen e turisteve shqiptara nga afati I mëparshëm 15 qershor duke e cuar në 1 korrik.
Ambasada greke në Tiranë njoftoi të hënën se Greqia ka kufizuar përkohësisht fluturimet ajrore, linjat detare dhe rrugore me vendin tonë.
Përjashtim bën vetëm aeroporti ndërkombëtar “Eleftherios Venizellos’’ të Athinës.
Përjashtohen nga ndalim-hyrja:
-Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Posaçme të Identitetit të Homogjenit, posedues të lejes së qëndrimit si dhe persona që kanë vendbanimin kryesor apo qëndrimin e përhershëm të tyre në Greqi;
-Kalimi i kamionëve për transport mallrash;
-Transporti i mallrave me anije;
-Hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje të natyrës profesionale absolutisht të nevojshme, të cilat i vërtetojnë me dokumenta.