Be mund të bllokojë kufijtë me Shqipërinë/ Epidemiologu deklarata të forta: Po tentohet infektim masiv i popullatës i qëllimshem…

1688
0

Epidemiologu Taulant Muka beri deklarata të forta lidhur me shtimin e rasteve të reja të Covid në vendin tonë.

Sipas epidemiologut Muka shifrat e fundit janë një shenjë alarmi, pasi po bëhet një hapje e pakoordinuar. Ndër të tjera i ftuar në televizionin A2 ai tha se Shqipëri po tentohet një infektim masiv i popullatës, sipas tij me qëllim që gjendja e emergjencës të shtyhet më tej.

“Shifrat e fundit, besoj se janë një shenjë alarmi pasi po bëjmë një hapje të pakoordinuar. Në Zvicër jeta ka filluar prej javësh dhe nuk ka luhatje të shifrave. Më shqetëson se vatra e infektimit është një vatër spitalore. Kjo do të thotë se në Shqipëri nuk e kanë marrë me seriozitet. Nëse nuk ka ndërgjegjësim te stafet mjekësore nuk dua të mendoj për ndërgjegjësimin te qytetarët.

 Duket se shumica e shoqërisë po beson se kjo është një konspiracion, për shkak të mënyrës se si është trajtuar nga politika shqiptare. U trumbetua nga qeveria se ka bërë një punë të madhe me 25 raste në ditë dhe kur sot kemi 25 raste, ne hapemi pa pikë problemi.

Qeveria nuk ka bërë detyrën e saj, krijimin që vjen përmes laboratorëve të rinj. Po bëhet një hapje e pakoordinuar, e cila mund të vijë me rrezik të lartë dhe mund të rrezikojë mbylljen e vendit, pasi shtetet e tjera mund të bllokojnë kufijtë me Shqipërinë, nëse ka rritje të rasteve.

Unë kam frikë dhe uroj të jem i gabuar, por në Shqipëri po tentohet një infektim masiv i popullatës, me qëllim që gjendja e emergjencës të shtyhet më tej. Kjo është e frikshme, pasi ne kemi një humbje të madhe ekonomike dhe nuk mund të ndodhë një izolim tjetër për Shqipërinë”, tha Muka.