“Keni 2 muaj që ma bëni kete pyetje” Ministri tregon arsyen, ja pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

501
0

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë për emisionin “Open”, foli për masat lehtësuese të qeverisë.

Ministri tregoi arsyen pse nuk lejohet ende shkaruja ne plazhet në Shqipëri. Sipas Klosit, problem mbetet tek grumbullimi i qytetarëve në plazhe.

“Këtë pyetje keni 2 muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit nga liqeni.

Tani ne nuk lejojmë plazhet, se aty do ketë një grumbullim të njerëzve, duke rrezikuar përhapjen e virusit. Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur”, tha Klosi.