Kaz Udall, e cila ishte duke shëtitur qenin e saj dhe me një mik, u shpreh se UFO doli pas një mali në Nimbin.
Ata kanë thënë se një mjet i paidentifikuar qëndroi mbi kokat e tyre dhe kur u pyetën, e përshkruan objektin si një “unazë e zezë misterioze”.
“Unë mbeta e habitur, nuk kam parë kurrë diçka të tillë, u frikësova, por ishte një moment shumë interesant”, u shpreh ajo.
Gruaja tha se disku fluturues qëndroi rreth malit për 40 minuta dhe më pas u zhduk në qiell.