Mjekë dhe infermierë italian mbushën rrugët e Torinos në Itali duke protesuar të pakënaqur që qeveria e tyre nuk e ka mbajtur premtimin për shpërblimin për punën e bërë gjatë pandemisë.
Mjekët e infermierët protestuan në Piazza Castello me duar të lidhura me zinxhirë dhe me qese mbeturinash në vend të uniformës së bardhë.
“Ne meritojmë respekt”, brohorisnin ata.
“Ne do të kërkojmë kompesim për të gjithë infemierët dhe mjekët. Puna e tyre ishte shumë e vështirë, teksa ata shikonin sesa të vdekur kishte çdo ditë. Ka të tjerë që kanë marrë më shumë Euro”.
Ata protestuan për mungesën e pagave dhe për kushtet e këqija në punë.