Udhëtimi drejt Greqise, pasagjerët duhet të plotësojnë një deklaratë

1658
0

Kreret e shteteve te Greqise, Serbise, Bullgarise dhe Rumanise jane pajtuar se nje marrëveshje e ndërsjellë për lehtësimin e kufizimeve për kalimin e kufirit mes ketyre 4 vendeve është një nga elementët kryesorë për nxitjen e ekonomisë, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Te katerta keto shtete te ballkanit deklaruan me ane te nje videokonference se hapja e kufijve do të mundësonte ringritjen e tyre.

Kryeministri bullgar Boyko Borisov vuri ne dukje se udhëtimi midis Bullgarisë dhe Serbisë, si dhe Bullgarisë dhe Greqisë, do të jetë i mundur pa karantinë nga data 1 qershor.

Pasagjerët do të duhet vetëm të plotësojnë një deklaratë dypalëshe se nuk kanë simptoma të covid 19 dhe se pranojnë të udhëtojnë  duke e mbartur vete rrezikun e mundshem shendetesor duke lene ne pikat kufitare dhe numra kontakti.

Nga ana tjeter Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis ka propozuar hapjen e kufirit Grek nga 1 qershori për udhëtime biznesi dhe familjarët që jetojnë në vende të tjera, ndërsa hapja e kufirit për udhëtime turistike është planifikuar për 15 qershor. Kreu i qeverise greke mbremjen e se merkures do te shpalle planin turistik te vendit qe ai drejton.

Sipas mediave greke fluturimet ndërkombëtare do te nisin brenda majit. Udhëtimi ajror do t’i nënshtrohet protokolleve specifike që përfshijnë, ndër të tjera, edhe respektimin e distancave në aeroporte dhe përdorimin e një maskë në aeroporte dhe avione . Udhetaret do ti plotësojne  një pyetësor para udhëtimit, në mënyrë që të sigurohet sa më shumë që të jetë e mundur identifikimi i pacientëve të mundshëm që mund të transmetojnë virusin.

Me qellim per te favorizuar turizmin grek,  pritet te aplikohet ulje e TVSH-së ne 6 perqind për akomodimin ne hotele, ndersa për shërbimin e paketave turistike dhe për turizmin detar ulja e tvsh pritet te shkoje në 13%.

Serbia nderkoje ka qene vendi i pare ballkanit i cili ka shqafur interes per hapje te kufitit ne 11 qershor.