“Një bandë e fiksuar pas truallit të qendrës së Tiranës ..”, ja cfare shkruan vajza e Robert Ndrenikes

549
0

Për vajzën e aktorit Robert Ndrenika, shembja e Teatrit sjell në mendje diktaturat totalirare, për të cilat thotë se ajo kohë i jepte përparësi artit e teatrit.

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Por sot, në demokraci, vajza e aktorit Ndrenika “merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte”.

Në fakt, demokracinë e ëndërruar për shqiptarët, Diana Ndrenika e barazon me atë që e quan “diktaturë hibride që po jetojmë”

“Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip”, shkruan ajo.