AUtobuzet urbane gati të nisin punën në Tiranë

1845
0

Autobuzet urban në Tiranë, të parkuara prej 2 muajsh, janë gati për të rinisur punën.

“Ky është modeli që operatorët e transportit urban propozojnë duke ju përmbajtur masave ndaj Covid -19. Po ende nuk ka zyrtarisht një protokoll sigurie dhe një datë se kur do të rihapet ky shërbim”.

Distancimi social detyron uljen e numrit të pasagjerëve.  

“Me masat e Covid-it mund të futen vetëm 24 pasagjerë. Është e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave”, thotë Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban.

Po sipas tij vetëm bileta elektronike do të shmangte kontaktin e fatorinos me udhëtarët. Të ardhurat e operatorëve të transportit publik janë nga biletat dhe abonetë mujore, ndaj ulja e kapacitetit të udhëtarëve do të përkthehej në humbje për ta.  

“Pezullimi i transportit publik ka sjell për operatorët një dëm mujor prej 3 milionë eurosh. Rinisja kërkon ndihmë financiare nga qeveria dhe Bashkia”.  

Në Shqipëri transporti urban vijon të konsiderohet një shërbim me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, por Kosova edhe pse me një numër më të lartë të të infektuarve, i ka hapur linjat qytetase prej ditës së hënë. Në autobus nuk lejohet të futen më shumë se 20 persona dhe pa pasur maska e doreza.