Skip to content

Rihapen xhamitë, ja rregullat e rrepta që duhet të zbatojnë besimtarët

    Pas mbylljes dy mujore nga koronavirusi, këtë të hënë janë hapur edhe xhamitë.

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka firmosur protokollin e rreptë për zbatimin e masave të parandalimit të përhapjes së COVID-it.

    Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.