Nje dite pas shembjes, Rama tregon si do te jete teatri i ri (FOTO)

375
0

Me një postim në rrjetet sociale, Edi Rama ka treguar fotot nga projekti i Teatrit të ri.

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe protestave që shoqëruan këtë ngjarje, kreu i qeverisë publikon projektin e godinës së re që do të ndërtohet, e konceptuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels.

Edi Rama shkruan se përvoja e ka mësuar se ashtu si me projektet e reja edhe Teatrin e ri do ta pëlqejnë të gjithë.

Postimi i kryeministrit Rama

“Mirëmëngjes me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje. Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltuara e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t’i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt”