Kreu i qeverise Edi Rama, gjatë një komunikimi “live” u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që pyesin “pse vijojnë ende të mbeten në fuqi fashat e orare, sikur koronavirusi nuk infekton me orar”.
“Do të mbetemi besnik të numrave në përcaktimin e zonave të gjelbra. Komiteti i ekspertëve sheh numrat, dhe modeli i zonat e të kuqe nuk bazohet vetëm të numrat, por dhe të shumë të tjera. nuk është çudi që një zonë e gjelbër të rikthehet e kuqe, por edhe e kundërta.
Pak hapemi, se këto numra janë prodhuar nga ndikimet e 10-12 ditëve të fundit, jo të 5-6 ditëve të fundit. Pak hapemi dhe numrat fillojnë të rritet. Kjo është reale, nuk është një lojë,një farsë. Në kushtet e zonës së kuqe do vazhdojmë të kemi kufizime.
Më pyesin pse mbahen fashat e orarit…ato kanë rol në dekurajimin e daljeve të tepërta që nuk janë të domosdoshme. Nëse nuk kemi fashën orare, i bie që në një zonë të kuqe si në një zonë të gjelbër, baret të jenë hapur. Kufizimi i daljeve në fundjavë është dashur dhe duhet për këtë”, tha Rama.