Kryeministri Edi Rama tha se pas 18 majit, tha se do të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda vendit, qoftë për të kapërcyer kufijtë.
“Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të ‘Air Albania’ për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet.
Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve.