Ndërkohë që Trump “mbyll” Amerikën, Kanadaja “hapet” me Trudeau

1227
0

Ndërkohë që Trumb bllokon ardhjen e profesionistëve të teknologjisë në Amerikë, Kanadaja, e drejtuar nga Justin Trudeau, së bashku me Global Skills Strategy, po bën “çudira”

ThinkData Works Inc., një kompani për proçesimin e big-data sapo punësoi një inxhinier-software brazilian. Kjo, nëpërmjet programit të vizave.

“Proçesi ka funksionuar më së miri” shprehet Bryan Smith, CEO i kompanisë nga Toronto.

Ndërkohë që Trumb bllokon ardhjen e profesionistëve të teknologjisë në Amerikë, Kanadaja, e drejtuar nga Justin Trudeau, së bashku me Global Skills Strategy, po bën “çudira”.Brazilianët janë bërë pjesë e programit, nga 2000 në total vetëm gjatë periudhës 12 Qershor 2017 – 30 shtator 2017 sipas të dhënave qeveritare.

“Është më e suksesshme nga sa e mendonim”. – shprehet Ministri Kanadez i Imigracionit Ahmed Hussen. “Ky program erdhi nga komuniteti i biznesit. Ata e identifikuan këtë problem, dhe na thanë se duhet ta rregullonim”.

Lista e saktë nga “Immigration, Refugees and Citizenship Canada” gjatë periudhës 12 Qershor 2017 – 30 Shtator 2017

  • India – 988
  • Kina 296
  • Franca 92
  • Brazili 75
  • Korea e Jugut 68
  • SHBA 52

Disa prej tyre kanë patur më shumë përparësi nga të tjerët. Të tillë janë programuesit, analistët e sistemeve dhe inxhinierët e software. Këta persona, kanë përfituar 3 vite leje qëndrimi por edhe mundësi për rezidencë permanente.

Cyclica Inc., një kompani e fokusuar në bioteknologjinë, pret të punësojë një Amerikan.

“Ai është shumë i aftë dhe është kandidat për PhD në kimi kompjuterike.

Ndërkohë, për herë të parë ndër shumë vite, numri i aplikantëve për Llotarinë Amerikane, ra ndjeshëm. Ndërkohë që Kanadaja ka vendosur një kuotë prej 85.000 vizash në vit.

Duke qartë, që politikat e Trump, e kanë dëmtuar dhe po e dëmtojnë Amerikën. Kanadaja nga ana tjetër, ka përjetur një lëvizje të profesionistëve nga jugu në veri. Kjo, si rezultat i fushatës së Trudeau për thithjet e talenteve dhe përqasjen ndaj inovacionit.

Burimi: Bloomberg/BM/