Italia me sa duket po e merr veten nga pandemia, teksa në 24 orët e fundit konfirmon 194 jetë të humbura nga koronavirusi.
Sot, vetëm në Rajonin e Lombardisë u regjistruan 85 jete te humbura.
Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.
Me keto shifra, numri total shkon në 30 395, që prej fillimit të pandemisë.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme numri i të shëruarve në Itali ishte 4828, ndërsa në total numri ka shkuar mbi 100 mijë.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me koronavirus.