Gjate takimit qe pati me anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria synon të lejojë rifillimin e fluturimeve nga data 18 maj.
Kryeministri u shpreh se shqetësim mbetet karantinimi i atyre që do të futen në vend.
“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri.
Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave”, tha Rama.