37-vjeçarja me 7 fëmijë rrëfen jetën mes mjerimit: I kam martuar vajzat te vogla se…

432
0

Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan ka ndihmuar disa familje në nevojë në Bulqizë. Familja e zotit Afrim Qifsheku gjendet në kushte të vështira ekonomike.

Gruaja 37 vjecare rrëfen se situata e krijuar nga pandemia, e ka përkeqësuar gjendjen e tyre dhe janë detyruar të marrin borxh në dyqan, por për shkak se janë pa punë e kanë të pamundur për t’i shlyer.

Kjo familje ka 7 fëmijë dhe në pamundësi për t’i rritur dhe arsimuar janë detyruar që dy vajzat e mëdha t’i martojnë që në moshën 16 vjeç.

Më tej, nëna e fëmijëve shton se ajo është detyruar dhe ka punuar edhe në minierë për të siguruar ushqim për fëmijët e saj.