OBSH apel qytetareve: Këto janë 5 simptomat e reja të koronavirusit,

1098
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bere publike simptomat e reja që shfaqen kur një person eshte i prekur me koronavirus.

“Gishtrinjtë Covid”

Pacientët në disa vende kanë raportuar skuqje të gishtërinjve, në shumë raste të shoqëruara nga ndonjë prej simptomave të zakonshme të virusit. Gjendja është quajtur “gishtërinjtë Covid”.

Skuqja e syrit

Konjunktiviti ka qenë një simptomë e rrallë në rastet e Covid-19, ku grimcat virale janë gjendur në lot. Kolegji Mbretëror i Oftamologëve dhe Kolegjit të Optometristëve thotë se “dihet se çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjuktivit viral si një ndërlikim sekondar, gjë që ndodh edhe me Covid-19”.

Livedo ose nekroza

Një studim i rishikuar nga komuniteti i shkencëtarëve në Spanjë, i botuar në Gazetën Britanike të Dermatologjisë javën e kaluar, zbuloi se 6% e 375 rasteve të koronavirusit të ekzaminuar përfshijnë livedo, vdekjen e indeve të trupit për shkak të mungesës së furnizimit me gjak, ose nekrozën, zbardhjen e lëkurës.

Marramendje, dhimbje koke

Një studim te mbi 214 pacientë në Kinë, i botuar në revistën Jama Neurology muajin e kaluar, zbuloi se pak më shumë se një e treta e tyre (36.4%) kishin përjetuar simptoma neurologjike, siç janë marramendja ose dhimbja e kokës, duke u rritur në 45.5% paraqitja e kësaj simptome tek ata në gjendje të rëndë.

Ndjesia e shpimit

Disa pacientë janë ankuar se kanë përjetuar ndjesi shpimi, vërshëllimi apo edhe djegieje. Dr Ualeed Javaid, drejtori i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit në spitalin Mount Sinai në Nju Jork, tha për Today.com se ka të ngjarë që përgjigjja imune e pacientit ndaj Covid-19 po shkaktonte ndjesi të tilla.