Nga 15 maji këto shtete te BE rihapin kufijtë me njëri-tjetrin

652
0

Do të krijojnë një “fluskë udhëtimi” brenda bllokut, duke hapur kufijtë për qytetarët e njëri-tjetrit nga data 15 maj. Ky eshte vendimi i kryeministrave te Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë – që të trija vende të Bashkimit Evropian.

Te gjithe vendet e BE-së i kanë mbyllur kufijtë në mars, për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Zona e udhëtimit në Baltik do të jetë e para e këtij lloji në bllokun 27-anëtarësh, ku shumica e shteteve ua kanë ndaluar hyrjen të huajve.

Letonia, Lituania dhe Estonia kanë vendosur karantina të detyrueshme për secilin që ka shkuar atje për arsye që nuk lidhen me punën.

“Jemi pajtuar se të trija shtetet e Baltikut e kanë frenuar siç duhet përhapjen e koronavirusit dhe ne u besojmë sistemeve shëndetësore të njëra-tjetrës”, tha kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernlis.

“Andaj, nisur nga 15 maji, ne do t’i heqim të gjitha kufizimet për qytetarët e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë”, tha ai, për të shtuar se udhëtarët nga vendet e tjera do të duhet të vetizolohen për 14 ditë.

Tri vendet baltike janë anëtare të BE-së qysh në vitin 2004, ndërsa zonës së lëvizjes së lirë, Schengen, i janë bashkuar më 2007.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.