Blendi Fevziu reagon pas akuzave te gazetares Mira Kazhanit, ja veprimi i tij i papritur

524
0

Replikat mes dy gazetarëve, Mira Kazhani dhe Blendi Fevziut, po ndiqet me kuriozitet nga mbarë populli online.

Fillimisht ishte Blendi Fevziut që deklaroi në një intervistë, se punësimi në ndërmarrje shtetërore është i papranueshëm për një gazetar, duke iu referuar punësimit të Kazhanit në UKT.

Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme“, deklaroi Fevziu.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Mira Kazhanit, që e akuzonte Fevziun se ka shërbyer gjithë jetën në funksion të oligarkëve dhe politikës. Kazhani përmendte edhe vilën luksoze të Fevziut.

Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Instagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar. Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu“, tha Kazhani.

Këtij reagimi, Fevziu ka zgjedhur t’i përgjigjet në mënyrë mjaft origjinale. Për të treguar se nuk i bëjnë përshtypje akuzat e Kazhanit, ai e ka ripostuar statusin e gazetares edhe në faqen e tij personale në një prej rrjeteve sociale, duke i dhënë audiencë Kazhanit edhe nga faqja e tij.