Gjatë një intervistë për “Abcnews”, Kujtim Mema, kryetari i “Shoqatës Transporti Kombëtar Interurban” ka treguar vështirësitë që po has sektori i transportit urban duke thene se për shkak të pandemisë bileta mund të rritet me 30 %.
“Shoqëritë e Transportit të Udhëtarëve në Shqipëri janë shoqëri aksionare të cilët kanë mjetet e tyre dhe punojnë për familjet e tyre. Shumica e transportit ndërqytetës janë me kredi dhe një kredi e dytë nuk na bën mirë, pasi dy kredi bashkë është e vështirë për ti shlyer. Jemi tkurrur ekonomikisht. Referuar edhe vendeve fqinje ndoshta ka ardhur momenti që të bëhet një hapje e punës, pasi në këtë mënyrë jemi drejt falimentimit”, tha Mema.
Ndër të tjera Mema bëri me dije, se do do të kërkojnë uljen e taksës nga bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se përgjysmimi i kapacitetit, mund t’i detyrojë që të rrisin biletën me 30%.
“Situata e protokollit të sigurisë mund të na çojë në rritje të biletës. Kjo nuk është e qëllimshme, por e detyrueshme. Nëse do të shkojmë më gjysmë kapaciteti, bileta do të detyrohet me 30%, të rritet edhe pse pritet që të shikohet se si do të vijojë situata”, tha ndër të tjera Mema
Kujtojmë këtu se shoqata e Transportit i ka paraqitur disa herë kërkesa ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje.