Tirana “pushton” mediat spanjolle: Qyteti qe po ndryshon me hapa të gjigant për të kompensuar kohën e humbur

850
0

Edhe pse një periudhë aspak te mire ku e gjithë Evropa është përfshirë nga pandemia, një nga revistat më të njohura në Spanjë dhe në Amerikën Latine, “Traveler”, i ka dedikuar një artikull të veçantë Tiranës.

Gazetarja Cristina Fernández González shkruan se Tirana po ndryshon me hapa të mëdhenj për të kapur kohën e humbur, por pa hequr dorë nga e kaluara e saj, për të kuptuar të sotmen. Srtikulli i fton qytetarët spanjollë që të nxitojnë ta njohin këtë vend të vogël, ku do të kenë në dispozicion edhe një ciceron, shërbim i cili mund të merret në Zyrën e Turizmit pranë sheshit “Skënderbej”, ku gjithashtu mund të gjenden edhe itinerare të cilat lidhen me arkitekturën komuniste, historinë dhe tema të tjera, përfshirë edhe një mori fasadash nga më befasueset, të cilat rrethojnë qendrën historike të Tiranës.

Një vend të veçantë zënë fasadat dhe ngjyrat që kanë mbushur kryeqytetin shqiptar, ku kanë kontribuar artistë kombëtarë dhe të huaj, si Ann Edholm nga Stokholmi, Franz Ackermann nga Berlini ose Tala Madani nga Irani, të cilët vazhdojnë edhe sot të reflektojnë krijimtarinë e tyre përmes pikturave dhe muraleve origjinale në ndërtesa, duke e shndërruar Tiranën në një galeri të vërtetë arti. Ndërsa, pasditeve, revista e njohur spanjolle u sugjeron lexuesve të saj, të vizitojnë 289 hektarët e Parkut të Madh që janë ideale për të ecur, për të bërë sport, për të peshkuar në liqenin artificial ose për të pushuar, i shtrirë në bar pas një dite të lodhshme.