Keshillat e Piperos: Njerëzit të dalin sa më shumë në diell dhe te..

637
0

Sipas mjekut te njohur Pëllumb Pipero, lehtësimi i masave është i nevojshëm, por duhet të shoqërohet me kujdes të vazhdueshëm të qytetarëve, për masat e higjenës.

“Zgjatjen e fashave orare duhet ta shfrytëzojmë për të dalë sa më shumë në diell dhe për të ecur, por jo për t’u grumbulluar. Si specialist i shëndetit publik, do të thoja se sa më shpejt të lirohen masat aq më mirë do të jetë për shëndetin e qytetarëve dhe për relaksimin e tyre.

Strategjia e OBSH-së konsiston në hapjen rajonale, është gjëja më e mirë që mund dhe duhet të bëhet. Duhet paraprirë me informacion për publikun, dhe me rekomandimet ndaj tyre për kujdes. Duhet t’iu shpërndahen dhe informacione qytetarëve dhe me broshura, për të treguar si duhet të jetë sjellja e tyre.

Me këtë virus me kaq shumë të panjohura, asnjëherë nuk mund të ketë prefeksion, është e nevojshme që të bashkëveprojmë me njëri tjetrin në mënyrë që ta kalojmë me sa më pak dëme”, u shpreh Pipero.