Ilir Hoxholli sqaron për spitalin Continental: Aty kurohen 5 mijë jetimë! Nëse do te ishte hajdut Elvisi, me 9 milion euro do të kishte ikur

234
0

Ilir Hoxholli ka reaguar pas një mijera komentesh që shkaktoi gazetari Denis Dyrnjaja i cili akuzonte Elvis Naçin për blerjen e spitalit Continental që në fakt nuk është sekret dhe këtë e sqaron njëherë e mirë Hoxholli.

Ai shkruan se spitali është blerë në emër të fondacionit, ka një kategori speciale që merr shërbim falas dhe janë 5 mijë jetimë të cilët kontrrollohen pa lekë në këtë spital.

“Është e thjeshtë, spitali ka një kategori speciale që merr shërbim falas, janë 5 mijë jetimë.

Spitali është blerë në emër të fondacionit si çdo spital nëpër botë ku ti paguan njëlloj si të tjerët dhe me shërbimin ndaj teje përfiton dhe një i varfër. Në emisionet e mëparshme është lajmëruar se Fondacioni po kërkon bërjen e një klinike mjekësore për arsye të kontrolleve mjekësore të jetimeve dhe fëmijëve të pamundur. Dhe shqiptarët e diasporës e kanë mbështetur.

Hyrjet dhe daljet jane të gjitha bankare, të vetmet forma dhurimi janë gofundme, paypal dhe llogaritë bankare. Të gjitha lejnë gjurmë dhe janë lehtesisht të verifikueshme.

Tani ne bëjme thirrje për ndërtimin e klinikës mjekësore dhe me Donatorët kryesorë u ra dakort për blerjen në emer të një spitali që u be zhurma, por që ka 6 dhoma vetëm.

Ne kontrollojme 5 mijë jetime falas askush nuk e cek. Askush nuk thotë biles hajde të vizitohemi ketu se lekët nuk shkojnë në xhepin e një personi por me ato lekë paguhet vizita e një jetimi.

Një operacion falas. Në cdo vend të botes ke spitale të fondacioneve. Tendenca për ta bërë se merr para nga Siria dhe Arabia vetem pse i përket fese islame është dashakeqese, sepse kush e ka ndjekur është djersa e mërgimtarëve”, shkruan Hoxholli teksa ndalet edhe te Elvis Naçi personalisht.

“Nëse do te ishte hajdut Elvisi me 9 milion euro do të kishte ikur nga skena dhe me aq lekë askush s’ka ç’i bën. Por paratë janë të ngrira derisa te jepet leja për të ndertuar një lagjie të tere në Thumane me nje projekt te madh. Vllai im Flamur (i referohet një komentuesi), kush ka sadopak erë nga gezetaria vetem shkrim gezataresk nuk ishte, kishte vrer dhe emocione negative sa ngjante me barsaletën kur Ariu e pa lepurin krejt ne rregull i tha; “pse pa kapele”

I tremb fakti që një njeri me aq lekë, me besueshmëri në diasporë, nuk po tërhiqet, por vazhdon të ndihmoje. Ata nuk e kuptojnë qe ky është mision, eshte ndjenje, ai lot derdhet se ai i varferi nuk ka të haje. Këta i thone edhe pse qan ti?

Elvisi ka një fat të mirë për veten e tij se ndershmerinë nuk e mban për njerëzit, por për dicka hyjnore, ndërsa fatin e keq e ka se po të menaxhonte taksat nuk do i shkruante njeri kundra, siç nuk guxon njeri të shkruajë për oligarkët”, përfundon Hoxholli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.