Kancelarja Angela Merkel ditën e djeshme ka bërë një takim online me epidemologët e Gjermanisë ku dhe është shprehur shumë e pakënaqur me paralajmrimet e tyre në lidhje me pandemine.
“Sot kështu, nesër ashtu!,”- është dëgjuar duke thënë kancelarja teksa pakënaqësitë më të mëdha, i ka drejtuar ndaj virologut Christian Drosten nga “Berlin Charite”.
Merkel e kritikoi Drosten për deklaratat e tij të fundit në lidhje me rrezikun e infektimit të fëmijëve me pandeminë pasi ai kishte paralajmëruar se fëmijët janë ndoshta po aq ngjitës sa të rriturit.
Po ashtu ai kishte këshilluar kabinetin që të mbyllte shkollat, edhe pse një ditë më parë kishte rekomanduar të kundërtën.
Autoritetet shëndetësore në Gjermani u kërkuan njerëzve të martën që të qëndrojnë në shtëpi pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u ngrit, pasi u morën lehtësimet e masave.