Rezultoi e punësuar tek Ujësjellësi, mesohet e vërteta e Bieta Sulos

1308
0

Ditën e djeshme u përhap lajmi se moderatorja e Top Channel, Bieta Sulo, e cila del çdo ditë para ekranit me emisionin “Ftesë në 5” rezulton e punësuar edhe në Bashkinë e Tiranës.

Genc Sejko publikoi një fotografi ku figuronte se Bieta është specialiste tek Ujësjellësi.

Por Revista Who deklaron se përveçse si drejtuese e emisionit të përditshëm, nuk është e punësuar askund tjetër.

Sipas “Who”, Bieta ka qenë e angazhuar në një periudhë afatshkurtër në Ujsjellësin e Tiranës, por sipas konfirmimit zyrtar të drejtuesve të këtij institucioni, ka dhënë dorëheqjen në vitin 2018.

Ende nuk ka një reagim publik nga vetë Bieta Sulo për këtë çështje.