Ministri i Jashtëm i Italisë, publikoi në rrjetet sociale një foto ku falenderonte në gjuhët e vendeve që i janë gjendur pranë shtetit italian ne keto dite te veshtira. Luigi Di Maio e ka nisur falenderimin në gjuhën shqipe krah fotos ku shfaqet me dorën në zemër.
Po ashtu ai ne postimin e tij, jep lajmin e mirë se tashmë numri i te prekurve në Itali ka rënë pikërisht falë edhe punës së bluzave të bardha.
“Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit po punojnë masivisht për të shpëtuar jetë. Këta njerëz janë duke pushuar vetëm disa orë në natë, pavarësisht se ditëve të fundit numri i infeksioneve ka rënë, ka ende shumë punë për të bërë.
Për t’i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona, ne na është dërguar personel shëndetësor nga jashtë. Deri më tani janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja që po ndihmojnë bluzat tona të bardha”, shkruan ministri Di Maio.